×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Në Brazil shqetësohen për punëtorët “skllav” para Lojërave Olimpike

    Insajderi
    02 March 2016 - 14:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Organizata Ndërkombëtare e Punës ka kritikuar pezullimin e listës së ndërmarrjeve që përdorin punën e skllevërve, pasi Brazili po përballet me fluks të emigrantëve që kërkojnë punë në Lojërat Olimpike.

    Humbja e një prej mjeteve më themelore të Brazilit kundër punës së skllevërve në mes të uljes ekonomike më të keqe të vendit, prej më shumë se 100 vjetësh paraqet një rrezik serioz të shfrytëzimit të punës se “zezë” apo “skllave” para Lojërave Olimpike, thonë aktivistët e punës.

    Luiz Machado, koordinator kombëtar i programit anti-skllavëri të Brazilit, në Organizatën Ndërkombëtare të Punës (ILO), paralajmëron se pezullimi i të ashtuquajturës listat e fshehta të kompanive që u kapen duke përdorur punën e skllevërve, të kombinuar me një kongres jashtëzakonisht konservator dhe me rritjen e papunësisë, krijon mundësi për një rritje të skllavërisë në këto ditë moderne.

    “Ne kemi parë kohët e fundit një rritje të punës së fëmijëve, dhe kjo zakonisht shoqërohet me një rritje të punës detyrimisht.

    Ndërsa kur rritet përqindja e punës tek fëmijët, atëherë punëtorët sllav bien në plan të dyte sa i përket abuzimit ndaj tyre”, thotë Machado.

    Machado është gjithashtu i shqetësuar se Olimpiada do të mund të ofrojë një mundësi për shfrytëzim të mëtejshëm të punëtorëve në kushte aspak të mira.

    “Kurdo që të keni një nga këto ngjarje të mëdha, ka shumë turistë apo imigrantë, të cilët i shfrytëzojnë punëtorët skllav”, vazhdon më tej Machado.

    Lojërat Olimpike në Brazil do të mbahen gjatë verës së këtij viti, duke filluar nga 5 deri më 27 gusht.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark