Insajderi
Biznes

Në Britani të Madhe rekord në humbjen e vendeve të punës

Insajderi
11 November 2020 - 08:41
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Në Britani të Madhe rekord në humbjen e vendeve të punës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Më shumë se 310 000 britanikë humbën punën e tyre midis korrikut dhe shtatorit të këtij viti, një rekord i lartë, njoftoi sot Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS) në Londër.

Në tremujorin e mëparshëm, pas heqjes së bllokimit të parë të pjesshëm për frenimin e përhapjes së COVID-19, numri ishte 181 000 pushime nga puna.

Shkalla e papunësisë arriti në 4 8 % në tremujorin e verës, pothuajse një pikë përqindjeje mbi shifrën e vitit të kaluar.

Sipas ONS, rreth 780 000 britanikë kanë humbur vendet e tyre të punës që nga fillimi i pandemisë.

Bllokimi i pjesshëm që hyri në fuqi në fillim të nëntorit ka rezultuar sërish në mbylljen e shumë bizneseve.

Përveç kësaj, perspektivat e paqarta për një marrëveshje postBrexit me Bashkimin Evropian, nga ku BM u largua në janar, po shkaktojnë pasiguri të mëtejshme ekonomike.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark