Minatori, Ramadan Xheloshi ka folur në lidhje me situatën e minatorëve, të cilët nuk kanë marrë paga që dy muaj.
Xheloshi tha edhe se është vdekje të shohësh një minator duke mbledhur kanaçe.
“Kjo është marre për qeverinë tonë, që nuk na ndihmon, në çfarë dite kemi ardhë, minatorin me e pa duke mbledhur kanaçe, kjo është vdekje”.
“Unë kam qenë pjesëmarrës i dy grevave, kam qenë i burgosur, kam marrë edhe lëndime, e me më ardh puna kështu, këtu është katastrof”, ka thënë ai në Klan Kosova.