×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    “Në disa raste ka edhe të lënduar”, gruaja e Ermalit komenton veprimin e Ermalit ndaj modeles shqiptare

    Insajderi
    22 September 2022 - 22:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në një bisedë virtuale që ka realizuar me ndjekësit në Instagram, Amarda Toska ka folur dhe për ngjarjen më të fundit në të cilën u përfshi bashkëshorti i saj, Ermal Mamaqi. Njëri prej ndjekësve e ka pyetur Amin nëse “e këshillon ndonjëherë Ermalin për komentet që jep publikisht?”

    Kjo pyetje duket se i referohet komentit që bëri në “Dance With Me” ndaj Arta Nitaj duke sjellë në vëmendje “Dubai Porta Potty”. Para pak muajsh, modelja u vu në qendër të vëmendjes kur u përfol për një skandal me protagonist Youtuber-in britanik, Teddy Grey e që kishte në qendër udhëtimet e saj në Dubai.

    Megjithëse, modelja mohoi me heshtjen e saj përfshirjen në këtë histori, komenti që bëri Ermali, i cili është anëtar jurie në “Dance With Me”, i ka lënë Artës shije të keqe, edhe pse këtë nuk e ka shfaqur në ekran. Në skenë u duk sikur e kaloi me buzëqeshje po ajo ka shpërthyer në të qara në prapaskenë.

    Doja të dija si ta bëjmë edhe ne trupin si Arta?“pyeti Ermali duke marrë përgjigje nga moderatorja e emisionit Alketa Vejsiu e cila tha: “Duhet të shkosh në Brazil.” “Brazil apo Dubai?” Pyetje të cilës iu përgjigj sërish Alketa, po me një pyetje tjetër: “Po me Dubain ç’kishe tani?”

    Por çfarë thotë Ami pas pyetjes që i bëri ndjekësi dhe që duket se ka të bëjë pikërisht me këtë ngjarje?

    “Ne komunikojmë shumë për çdo gjë që e quajmë të rëndësishme. Ndërsa për atë që thotë në publik nuk mendoj se duhet të këshillohet akoma se është boll i përgjegjshëm se çfarë thotë. Ermali ka një të mirë të madhe që është shumë i hapur ta thotë troç atë që mendon dhe kështu bën. Kuptohet që në disa raste ka edhe të lënduar.”, ka shkruar ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark