Policia e Kosovës raporton së kanë arritur të identifikojë personin që ka shtënë me armë zjarri, në drejtim të një veture më gjashtë pasagjer brenda.
Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur gjashtë gëzhoja dhe një predhë.
Rasti i ndodhur dje në Drenas pas mesnate, është klasifikuar si vrasje në tentative dhe vazhdon të mbetet nën hetime.
“Gllogoc 20.12.2022 – 00:20. Është raportuar se një person i panjohur kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture e cila ishte e parkuar dhe brenda në veturë kishte njerëz. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 6 (gjashtë) gëzhoja te armës, dhe një predhë. Është identifikuar njëri nga të dyshuarit i cili është intervistuar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet nga njësitë relevante”, thuhet në raportin e policisë. /Insajderi