×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Skandali me kirurgët në Vushtrri i përfshirë edhe anëtari i Bordit të SHSKUK-së i emëruar nga Qeveria Kurti

    Insajderi
    09 January 2023 - 13:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në dyshimet për korrupsionin në Spitalin e Vushtrrisë është i përfshirë edhe anëtar i Bordit Drejtues të SHSKUK-së Isuf Zekaj.

    Zekaj i cili po hetohet nga Prokuroria në Mitrovicë nën dyshimet për marrje të ryshfetit nga pacientët për të kryer operacionet, është emëruar në pozitën e anëtarit të Bordit Drejtues të SHSKUK-së në korrik të vitit të kaluar nga Qeveria Kurti në kohën kur MSH udhëhiqej nga Rifat Latifi.

    Zekaj bashkë me dy kolegë të tij kirurgë, Ekrem Sefiu dhe Arsim Latifaj, janë duke u hetuar pasi dyshohet se kanë marr para nga pacientët kinse për të blerë materialet e nevojshme për operacion, kryesisht rrjeta dhe klipa.

    Hetimet i ka konfirmuar edhe prokurorja e rastit Fetije Bajrami në Mitrovicë.

    Gazeta Shneta ka siguruar disa video nga një sinjalizues në Spitalin e Vushtrrisë, të cilat kanë zbardhur dëshmitë e pacientëve dhe familjarëve për korrupsionin në këtë institucion.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark