“Në emër të frizeres që ta ka ba frizurën”, “oj teze”, Konjufca i reagon Kastratit për gjuhën që përdori në Kuvend - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Në emër të frizeres që ta ka ba frizurën”, “oj teze”, Konjufca i reagon Kastratit për gjuhën që përdori në Kuvend

    Insajderi
    19 January 2023 - 16:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Kuvend është duke u zhvilluar ende debati për Trustin. Deputeti i PDK’së, Ardian Kastrati, u ka bërë thirrje deputetëve të pozitës që të votojnë pro nismës për tërheqjen e 30 përqind të mjeteve të Trustit.

    Por, derisa ai po e bëntë këtë thirrje, i është drejtuar një deputetje, duke i thënë “në emër të asaj frizeres që ta ka ba frizurën që po kesh sot…votojeni Trustin”.

    Më pas ka vazhduar duke thënë “oj teze ti që po kesh, a po na bahet Trusti sot? Voto bre teze, amani t’koftë”.

    Pas kësaj ka reaguar Kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili i inkurajoi deputetët që të mos flasin për pamjen fizike.

    “I inkurajoj deputetët që të mos flasin për pamjen fizike të të tjerëve dhe kjo është në kuadër të gjuhës korrekte parlamentare”, tha Konjufca.

    Ky është tentimi i dytë për të kaluar projektligji i hartuar që u lejon qytetarëve të marrin një përqindje të kursimeve të tyre, si ndihmë në periudhën postpandemike dhe pas rritjes së inflacionit.  


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark