Insajderi
Botë

“Në Evropë, “zogu” do të fluturojë sipas rregullave tona”, Musk merr goditjën e parë si pronar i Twitter

Insajderi
28 October 2022 - 14:04
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Në Evropë, “zogu” do të fluturojë sipas rregullave tona”, Musk merr goditjën e parë si pronar i Twitter
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Faqja e rrjeteve sociale Twitter, e cila u ble nga Elon Musk për 44 miliardë dollarë, do të duhet të përshtatet në Europë me rregulloren për platformat kryesore që sapo është miratuar, paralajmëroi Komisioneri Evropian për Tregun e Brendshëm Thierry Breton, i cili kishte marrë iniciativën për legjislacionin.

Duke iu përgjigjur pronarit të Teslës që postoi mbrëmë në Twitter se “zogu është i lirë” pasi mori kontrollin e platformës për 44 miliardë dollarë, Breton shkroi në Twitter: “Në Evropë, zogu do të fluturojë sipas rregullave tona evropiane”.

Në tekstin e tij drejtuar reklamuesve të Twitter, vetëm disa orë para përfundimit të marrëveshjes, Musk la të kuptohet se ndryshimet që do të vijnë, me të gjithë duke u përpjekur të hamendësojnë “rrugën” që ai do të marrë në një nga platformat më të mëdha të mediave sociale.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark