Në oborrin e shtëpisë së saj në fshatin Llugaxhi të Lipjanit, motrat, familjarët e të afërmit po ia dhënë lamtumirën e fundit Hamide Magashit, gruas që u vra të mërkurën në oborrin e Gjinekologjisë nga ish-bashkëshorti i saj.
Familjarët janë parë në gjendje shumë të rëndë emocionale derisa i japin lamtumirën Hamide Magashit, para nisjes së kufomës për në varreza, shkruan Insajderi.
Lotët e mërzinë nuk mundën t`i ndalin as familjarët e të afërmit e tjerë të saj.