Insajderi
Biznes

Në Gjermani papunësia në rënie të lehtë

Insajderi
30 September 2020 - 11:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Në Gjermani papunësia në rënie të lehtë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Numri i të papunëve është ulur me 8 000 në një muaj, një rënie me 0,1 pikë, sipas Angjencisë Kombëtare për Punësimin.

“Pasojat e pandemisë së koronavirusit janë ende të dukshme. Pasojat e pandemisë së koronavirusit janë të dukshme. Por ka shenja përmirësimi”, theksoi Daniel Terzenbach, nga Agjencia për Punësimin, i cituar në një komunikatë.

Në një vit, numri i të papunëve vazhdon të rritet ndjeshëm, me 613 000 sipas të dhënave bruto.

Ashtu si gjithë vendet europiane, ekonomia gjermane është prekur rëndë nga pasojat e pandemisë, kufizimet për të luftuar kundër COVID-19 duke ndërprerë pothuajse plotësisht aparatin prodhues mes marsit dhe majit.

Gjermania ka përdorur masivisht skemën për punësimin e pjesshëm.

Sipas të dhënave të fundit të agjencisë, nga kjo skemë kanë përfituar 4,24 milionë persona në korrik, nga 5,36 milionë në qershor, shenjë e një rifillimit të aktivitetit në vend.

Në shtator, 85 000 persona u regjistruan në këtë skemë nga kompanitë gjermane. Në kulmin e krizës, midis marsit dhe prillit, kjo shifër arriti në 10,6 milionë.

Ekonomia e parë  e zonës euro ka njohur një rimëkëmbje ekonomike pas një rënieje historike të PBB-së prej 9,7% në tremujorin e dytë 2020.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark