×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Në Itali apo Shqipëri ku do të bashkëjetojë çifti Romeo-Heidi? Ish-konkurentja habit me përgjigjen

    Insajderi
    05 June 2024 - 13:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Ndiej shumë dashuri nga njerëzit”. Kështu u shpreh mëngjesin e sotëm Heidi Baci teksa ishte e ftuar në një program televiziv.

    Duke qenë se është një personazh i ri në showbizin shqiptar, ajo është mjaft e komentuar në mediat rozë. E pyetur nëse e bezdis kjo vëmendje që po merr pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP3”, ish-finalistja tha që nuk e shqetëson.

    “Madje ndiej shumë dashuri nga njerëzit. Më bëhet shumë qejfi dhe jam mirënjohëse për dashurinë e tyre. Unë në atë format isha futur, do isha budallaqe nëse do mendoja se nuk do kisha vëmendje”, u shpreh ajo.

    Ndërsa në lidhje me familjen e saj, Heidi tha se ‘ata janë të lumtur, e shikojnë të lumtur’.

    “Siç e kam thënë gjithmonë, mbështetja numër 1 është fëmija. Kur ke ata, ke gjithë botën”, shtoi Baci.

    Pyetjes ‘kur të shkosh në Itali do shkosh vetëm apo me burrin?’, Heidi u përgjigj duke qeshur:

    “Do e marr dhe Romeon atje në Itali dhe ‘ciao’… E imagjinon dot?”.

    Moderatorët e ngacmuan gjithashtu edhe në lidhje me martesën, nëse ka ndonjë ide se si do t’a donte propozimin?

    “Nuk do e them, më pëlqejnë surprizat…”, tha shkurt Heidi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark