Jadon Sancho është në “radarët” e Juventusit. Sulmuesi anglez pritet të largohet nga Manchester United, pas tensioneve me Ten Hag, që i kushtuan humbjen e vendit në formacionin titullar.
Sancho ka një kontratë me Manchester United, që skadon në qershor 2026.
Ai nuk ka luajtur që nga 26 gushti, përpara se Ten Hag ta përjashtonte nga ndeshja kundër Arsenalit për shkak të paraqitjes së dobët në stërvitje. Sancho refuzoi të kërkonte falje publike, duke humbur 8 ndeshjet e fundit të luajtura nga “Reds” në Premier League, Champions League dhe “Carabao Cup”.
Sipas asaj që raportohet nga “The Sun”, Juventusi është gati të bëjë një ofertë në funksion të merkatos së ardhshme, asaj të dimrit, në bazë të një huazimi, me gjysmën e pagës që pritet t’ia paguajë Manchester United (lojtari merr 350 mijë paund në javë).
Ky operacion do të ishte përgatitor për një nënshkrim të mundshëm të përhershëm, që do të përfundonte në verë. Ka pasur gjithashtu një qasje nga Borussia Dortmund për Sancho, por do të ishte joshëse për lojtarin që ta rindërtojë karrierën e tij në Itali.