×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Në Japoni përjashtohen nga puna robotët, po bëjnë probleme

    Insajderi
    16 January 2019 - 14:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nuk është më në funksion as roboti në formë të kukullës me emrin Churry i cili ishte asistent në çdo dhomë të hotelit. Siry, Google Assistant dhe Alex mund të përgjigjen në pyetje mbi orarin e punës të vendeve të cilat njerëzit duan t’i vizitojnë, mirëpo Churry nuk mundet.

    Robotët në recepsion gjithashtu janë zëvendësuar sepse njerëzit ishin të detyruar t’i fotokopjojnë pasaportat e mysafirëve në vend të tyre.

    Robotët mbajtës të valixheve mund të arrijnë vetëm deri te 24 dhoma, ndërsa hoteli ka më shumë se 100 dhoma. Në kushtet e shiut dhe borës nuk janë funksionalë, dhe shpesh kanë ngecur derisa kalonin njëri afër tjetrit.

    Roboti kryesor i hotelit nuk mundi të përgjigjet në pyetje mbi orarin e fluturimeve, si dhe për atraksionet turistike në afërsi. Shumë robotë të cilët janë tërhequr nga përdorimi kanë qenë në shërbim me vite, për çka janë tejkaluar, transmetojnë mediet japoneze.

    Hoteli ka vendosur që ata t’i mos zëvendësojë me robotë tjerë, por punët e tyre iu kanë besuar njerëzve, sidomos për shkak të pyetjeve komplekse të cilat i kanë mysafirët./Insajderi.com.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark