Një video e publikuar së fundmi tregon momentin tragjik kur një makinë përfundon në greminë, fatkeqësisht me një prej pasagjerëve ende brenda.
Drejtuesi e kishte afruar mjetin buzë greminës për të shijuar panoramën e bukur buzë një rruge në provincën Xinjiang. Por teksa ai del nga makina dhe shkon mbrapa për të marrë termosin me kafe, makina nis të lëvizë. Një djalë dhe një grua e vjetër të ulur në pjesën e pasme arrijnë të dalin, ndërsa një grua në ndenjësen e përparme nuk shkëputet dot dhe bie bashkë me makinën.
Nuk ka informacion nëse u prishën frenat e dorës, apo nëse gruaja brenda në makinë i uli gabimisht. Ajo pësoi dëmtime të rënda, por është jashtë rrezikut për jetën, raportuan mediat lokale.