×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Në këtë përpjekje jemi bashkë”- Abdixhiku njofton se është takuar me presidenten dhe shefin e AKI-së

    Insajderi
    27 September 2023 - 13:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar për takimin e mbajtur mëngjesin e së mërkurës me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe me drejtorin e AKI-së, Petrit Ajetin.

    Abdixhiku thotë se në takim u informua për gjendjen e sigurisë në veri dhe për angazhimin institucional në luftimin e sulmit terrorist, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Mbrëmë, kam pranuar ftesë nga Presidentja e Kosovës për takim të përbashkët me të dhe Drejtorin e AKI-së. Këtë mëngjes, në takimin e përbashkët, jam informuar mbi gjendjen e sigurisë në veri të vendit dhe angazhimin e institucioneve shtetërore  – veçmas ato të sigurisë e inteligjencës – në përballje me sulmet terroriste gjatë ditëve të fundit; dhe jo vetëm”, ka thënë Abdixhiku.

    “Kam shprehur mirënjohjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës për të gjithë në shërbim. Kam shprehur po ashtu domosdoshmërinë e unitetit nacional  në përballje me sfidat që mund të vijnë nga Serbia; si shtet sponsorizues e strehues i terroristëve”, ka thënë ai. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark