Fundjavën e shkuar, Ulpiana fitoi 6-2 kundër Feronikelit për javën e 35 në Superligën e Kosovës. Të rrëzuara një kategori më poshtë, duket se veç relaksit të lojtarëve edhe tifozët e kanë kthyer në një festë këtë duel.
Në tribunat e stadiumit në Kosovë, tifozët e kanë “shtruar”, duke ndezur edhe zgarën ndërkohë që ndeshja luhej. Pamjet kanë bërë xhiron e rrjetit, ndërsa një çudi e tillë nuk është parë më parë në tribunat ku ka tifozë shqiptarë.
Me 27 pikë pas 35 javëve, Ulpiana që për një pjesë të sezonit u drejtua nga Edlir Tetova, është rrëzuar nga elita e Kosovës, fat të cilin e ka pësuar edhe Feronikeli.