Insajderi
Show

“Në këto momente të vështira, mbështetja juaj na jep forcë”, falënderimi prekës i familjes Kalo

Insajderi
21 January 2026 - 21:47
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Në këto momente të vështira, mbështetja juaj na jep forcë”, falënderimi prekës i familjes Kalo
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Familja e Dajanës Kalo ka publikuar një mesazh mirënjohjeje për të gjithë ata që kanë dhënë mbështetje gjatë periudhës së vështirë shëndetësore që ajo po kalon.

Në mesazh, familja falënderon të gjithë për bujarinë, mesazhet dhe donacionet e shumta, të cilat kanë lehtësuar përqendrimin në kujdesin dhe rikuperimin e Dajanës pa u ndier të vetëm.

“Çdo donacion, shpërndarje dhe lutje na ka kujtuar se jemi të rrethuar nga dhembshuria dhe shpresa. Jemi thellësisht mirënjohës për secilin dhe secilën prej jush”, shkruan familja.

Ata gjithashtu njoftojnë se do të vijojnë të japin përditësime rreth gjendjes shëndetësore të Dajanës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark