Insajderi
Lajme

“Në komunë s’është asnjë i Reçakut”- I moshuari i la pa fjalë Osmanin e Kurtin, kritikoi komunën që qeveriset nga VV’ja

Insajderi
15 January 2026 - 13:38
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Në komunë s’është asnjë i Reçakut”- I moshuari i la pa fjalë Osmanin e Kurtin, kritikoi komunën që qeveriset nga VV’ja
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, si dhe presidentja Vjosa Osmani u ndërprenë përgjatë deklarimit të tyre pas homazheve në Kompleksin Memorial të Reçakut në përvjetorin e Masakrës së Reçakut nga një i moshuar.

Ndër të tjera, i moshuari kritikoi se si askush nga Reçaku nuk punon në komunën e Shtimes, e cila udhëhiqet nga Qemajl Aliu i Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Insajderi.

“Ju po folni, a s’po i vetni këta të Reçakut që i kanë pa, hiç asnjë. Ku o Reçaku, s’është sot kurrkund hiç. As në komunë nuk është asnjë i Reçakut”, deklaroi ndër të tjera i moshuari.

As Kurti e as Osmani as s’i kthyen përgjigje e as nuk e komentuan këtë situatë. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark