Trajneri i Prishtinës, Ismet Munishi është shprehur se është lodhur nga futbolli në Kosovë, pasi u mposht nga Ferizaji në kuadër të xhiros së 20-të.
Për Prishtinën kjo ishte humbja e dytë me radhë, pas disfatës në Klinë javë e kaluar.
I pyetur pas ndeshjes, Munishi u shpreh se është e vështirë të luash futboll në Kosovë dhe ai shtoi se është lodhur nga futbolli këtu.
“Në Kosovë është sakrificë me luajt futboll, duhet të shfrytëzosh shumë energji sikurse nga aspketi mental ashtu edhe nga ai fizik. Ndoshta jemi të lodhur nga ndeshja e kaluar por nuk dua t’ia humb meritat Ferizajit për fitoren. Këtu tek ne po bëhet çdo herë e më e vështirë”, ka thënë Munishi.
Prishtina u mposht me rezultat minimal, 1:0, nga Ferizaji që ndodhet në vendin e fundit në tabelë.