×
  • Showbiz
  • Show

    Në kulmin e karrierës, Don Xhon del me një njoftim të rëndësishëm

    Insajderi
    30 August 2022 - 11:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Reperi i njohur, Don Xhoni ka njoftuar largimin nga labeli i tij prej gati dy vitesh “Gjoni Black Ent”.

    Këtë e ka bërë të ditur vet reperi përmes një positmi në llogarinë e tij në Instagram, teksa tha se vendimi ishte i dyanshëm.

    Ai ka shprehur mirënjohje e respekt duke lënë të kuptohet se nuk ka pasur hatërmbetje.

    “Të nderuar dashamirë, desha t’ju informoj që me marrëveshje të dyanshme nuk jam më pjesë e labelit GjoniBlack Ent., i falenderoj nga zemra djemtë për punën edhe kontributin e dhënë përgjatë këtij rrugëtimi që kemi pas. Sigurisht që pa ta nuk do isha këtu ku jam, prandaj uroj që sukseset për ta mos të ndalen kurrë, ndërsa miqësia jonë do jetë e përjetshme”, ka shkruar Don Xhoni në Instastory.

    Verën që po lëmë pas reperi ka qenë mjaft i angazhuar me koncerte dhe mbrëmje muzikore si në Kosovë po ashtu edhe në vende të tjera kryesisht në Shqipëri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark