×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Në mesin e grupit që u zu me tableta ekstazi në Serbi, edhe një kosovar

    Insajderi
    16 August 2023 - 16:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në një festival me emrin “Love fest” në Serbi në mesin e arrestimeve dhe mbi 100 konfiskimeve të substancave të ndryshme narkotike, me 7 gusht është arrestuar edhe një person nga Kosova, Prishtina, të cilit iu konfiskuan 222 tableta ekstazi (substancë narkotike).

    Pos personit nga Prishtina për të cilin autoritetet serbe nuk dhanë informacione shtesë, përveçse treguan se bëhet fjalë për dikë të lindur në vitin 1997, u arrestuan edhe tre të tjerë për të njëjtat arsyeje – shpërndarja e narkotikëve në festival.

    “Love fest” është një organizim që mbahet në Serbi dhe zgjatë rreth tri ditë.

    “Policët sekuestruan ekstazi, kanabis, amfetaminë, si dhe një sasi të vogël kokaine dhe arrestuan katër persona nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve”, cituan mediat serbe policinë e Kralevës.“Policia gjeti më shumë se 23 gramë kokainë dhe një sasi të vogël kanabis dhe ekstazi dhe një sasi amfetamine”.


    Grupit i është konfiskuar edhe një peshore digjitale që përdoret për peshimin e sasive të vogla të subsnacave narkotike.Ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe me kallëzim penal janë dërguar në prokurorinë kompetente.Në Policinë e Kralevës saktësohet se te persona të tjerë janë gjetur edhe sasi më të vogla të llojeve të ndryshme të narkotikëve dhe ndaj tyre do të ngrihet kallëzim penal për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se kanë kryer veprën penale të posedimit të paautorizuar të narkotikëve.

    Pikërisht për transportimin dhe shitjen e tabletave të ngjashme ekstazi të hënën pas një operacioni të madh nga policia e Shqipërisë u arrestuan katër persona, mes tyre edhe një asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Besnik Mujeci.

    Ai, bashkë me të tjerët, është lokalizuar në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” dhe “Sami Frashëri”, në Tiranë së bashku me dërgesën me lëndë të dyshuar narkotike, prej 11 mijë e 300 tabletash ekstazi MDMA, me peshë 5 kilogramë e 93 gramë dhe vlerë tregu rreth 400 mijë euro.Të dhëna të reja nga Policia e Shqipërisë pritet të zbulojnë më shumë rreth këtij rrjeti kriminal të cilin policia po e përcillte prej mujash.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark