Insajderi
Lajme

Në mesin e të liruarve edhe komisionerja e PDK’së në Prizren që deklaroi në polici se pati presion nga politikanët

Insajderi
25 January 2026 - 16:31
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Në mesin e të liruarve edhe komisionerja e PDK’së në Prizren që deklaroi në polici se pati presion nga politikanët
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në mesin e komisionerëve të liruar nga masa e ndalimit në Prizren është edhe Blerta Bislimaj, komisionerja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Lajmin për lirimin e Bislimajt e ka bërë të ditur për Gazetën Insajderi avokati i saj, Gent Gjini. Sot iu është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh 23 komisionerëve nga Gjykata Themelore në Prizren.

Ai tha se në këtë fazë nuk do të komentojë përmbajtjen e dosjes dhe detaje të procedurës hetimore, por kërkoi që hetimet të zhvillohen në mënyrë profesionale, të paanshme dhe në përputhje me ligjin, duke respektuar parimin e prezumimit të pafajësisë.

Gjini tha më herët se klientja e tij, gjatë dhënies së deklaratës në polici dhe në procedurën paraprake, ka pohuar se është manipuluar dhe keqpërdorur nga politikanë, përmes ushtrimit të presionit. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark