Kupa e Kosovës rikthehet në mesjavë me ndeshjet e fazës çerekfinale.
Fituesit e trofeut edicionin e kaluar, Llapi e mirëpret Gjilanin në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, shkruan Demokracia.com.
Këto dy skuadra u ndeshën edhe në fundjavë me ndeshjen e cila u mbyll baras 1:1 në stadiumin me bari sintetik në Gjilan dhe i takoi javës së 25-të kampionale.
Takim tjetër i zjarrtë do të luhet edhe në Suharekë. Ballkani dhe Prishtina synojnë gjysmëfinalen. Suharekasit po kalojnë një sezon fantastik, ndërsa kryeqytetasit kanë gjetur rrugën e fitoreve pas një serie të gjatë negative.
Drita në anën tjetër luan me Ulpianën në shtëpi, kurse sfida tjetër është mes skuadrës së Ligës së Parë, Ramiz Sadikut dhe ekipit të Ligës së Dytë, KEK-ut.
Çiftet e plota:
BALLKANI – PRISHTINA
LLAPI – GJILANI
DRITA – ULPIANA
RAMIZ SADIKU – KEK-u