Huma Mobin dhe Arsalan Sever, çifti nga Pakistani që u martuan këtë vit, kanë planifikuar të bëjnë një muaj mjalti së bashku në Greqi. Por, duket se autoritetet greke kanë pasur një plan tjetër për ta, shkruan BBC.
Arsalanit i është refuzuar viza por vetëm pasi që i gjithë udhëtimi ishte paguar paraprakisht nga çifti.
Kështu, Huma vendosi që të vazhdoje tutje – jo me bashkëshortin – por me prindërit e tij.
Ajo ka bërë disa fotografi ku shihet e mërzitur për shkak se është pa burrin e saj në udhëtimin e planifikuar./Insajderi.com