×
  • Sport
  • Sport

    “Në ndeshjet e futbollit kur ka angazhim, nuk mungojnë rezultatet”/ Curri i kënaqur me fitoren ndaj Ferizajt

    Insajderi
    15 April 2023 - 17:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Trajneri i Prishtinës, Debatik Curri ka falënderuar skuadrën që ai drejton për qasje në lojë, seriozitet e disiplinë.

    “Në ndeshjet e futbollit kur ka angazhim, nuk mungojnë rezultatet”, ka thënë Curri pas fitores ndaj Ferizajt të shtunën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

    Ai vlerësoi Ferizajn për paraqitje të mirë po ashtu.

    “Ferizaj ka pasur ndeshje fantastike dhe ka ndalur disa ekipe të mëdha. I jemi qasur ndeshjes në mënyrën më serioze. Kishim probleme në pjesën e parë, por me disa korrigjime në fazën taktike, mendoj që në pjesën e dytë luajtëm më mirë. E arritëm atë që donim. Falënderoj futbollistët për lojën, qasjen dhe disiplinën”, theksoi Curri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark