×
  • Lajme
  • Lajme

    Në prani të banorëve, Uran Ismaili nënshkruan gjitha zotimet e tij për Kodrën e Trimave (Foto)

    Insajderi
    05 October 2021 - 20:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili ka vazhduar edhe sot me nënshkrimin e zotimeve konkrete për punët që do ti kryejë nëpër lagje të Prishtinës.

    Para banorëve, ai sot ka nënshkruar gjitha zotimet për punët që ai si Kryetar i Komunës së Prishtinës do t’i realizojë për Kodrën e Trimave, të cilat do ta përmirësojnë dukshëm jetën e banorëve të lagjes.

    Të gjitha këto zotime të mëposhtme, Ismaili ka thënë se do të kryhen deri në Dhjetor të vitit 2024.

    Lexoni statusin e tij të plotë:

    KODRA E TRIMAVE

    “Formalizimi i pronave dhe zhbllokimi i kapitalit të qytetarëve; Ndërtimi i së paku dy çerdheve për fëmijë; Shiriti i posaçëm për autobusë përgjatë rrugës kryesore M25; Krijimi i linjës së posaçme të shiritit për autobusë (shiriti shfrytëzohet edhe për taxi dhe emergjenca) për të mundësuar lëvizje të lirë e më të shpejtë; Ndërtimi i stacioneve për autobusë përgjatë rrugës kryesore; Ndërtimi i shtigjeve për çiklistë në rrugën kryesore M25 deri tek fshatrat dhe rrugët e lagjes; Renovimi i shkollave fillore në lagje”.

    “Krijimi i parqeve të reja në lagje dhe shtimi i hapësirave publike; Brezi i gjelbër përgjatë rrugës kryesore M25 dhe në rrugët e tjera; Ndriçim efiçient i të gjitha rrugëve; Ndërtimi i bibliotekës së lagjes; Largimi i problemit të qenve endacakë; Shndërrimi i ish-deponisë në park rekreativ sportiv; Ndërtimi i qendrës komunitare/kulturore te ish-deponia; Realizimi i Muzeut shkollë-shtëpi (Shtëpia e Herticëve); Ndërtim i shkollës së mesme; Trajtimi dhe ri-organizimi i tregut të kafshëve dhe veturave”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark