×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Në Prishtinë nis fushata kundër kancerit të gjirit

    Insajderi
    27 August 2023 - 19:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komuna e Prishtinës ka hapur fushatën vetëdijesuese kundër sëmundjes së kancerit të gjirit “Race for the Cure Prishtina 2023”.

    Me këtë rast foli kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili u bëri thirrje të gjitha grave të kryejnë kontrolle dhe të bëjnë mamografi, pasi tashmë janë aparaturat e nevojshme dhe se nuk kanë nevojë të presin për radhë.

    Po ashtu, edhe drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Izet Sadiku u shpreh se janë duke punuar vazhdimisht në përmirësimin e kushteve për t’i ndihmuar gratë në parandalimin dhe kurimin e kancerit të gjirit.
    Ndërkaq, udhëheqësja e organizatës joqeveritare “Renesansa”, Violeta Pirana tha se po të angazhohemi së bashku, mund të bëhen mrekullira në luftimin e kësaj sëmundje, derisa shtoi se me hapjen e kësaj fushate, po hapim dyert për ndërgjegjësimin dhe rritjen e fondeve kundër kësaj beteje të pazakontë.

    Po ashtu, edhe udhëheqësja e aktiviteteve kundër kancerit të gjirit dhe njëkohësisht bashkëshortja e të parit të Prishtinës, Kristale Ivezaj Rama falënderoi të gjithë ata që kontribuuan dhe u bënë pjesë e kësaj kampanje kundër sëmundjes së kancerit të gjirit./KP

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark