×
  • Showbiz
  • Show

    “Në promo dukesh super e shëndoshë”- Ja si i përgjigjet Kiara këtij komenti

    Insajderi
    21 September 2024 - 19:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Moderatorja Kiara Tito këtë sezon do të vijë me një emision ndryshe nga çka jemi mësuar ta shohim.

    Ajo do të moderojë këtë sezon Portokallinë.

    Pyetja:”Pse nuk zgjodhe diçka tjetër në promo dukeshe super e shëndosh? Diçka të zezë pshm.”

    Kiara: “Sigurisht që mund të vishja diçka për të kamufluar kilet e lindjes, në dorë e kisha por të fundit të fundit pse? A nuk duhet ta pranojmë veten si jemi? Kjo është shumë normale dhe as nuk më sikletos fare. Doja ta jepja këtë mesazh për gjithë nënat e reja që mërziten me trupin e tyre dhe nuk i japin kohën e duhur për t’u kthyer si ishte më parë. Kam 4 muaj që kam sjell në jetë një princeshë dhe me gjithë respektin nuk më intereson fare se sa kile kam marrë apo nëse dukem e ‘shëndosh,’ që është term shumë i gabuar për një nënë të re. Nuk e di nëse je bërë nënë, por trupi do pak kohë të rikthehet në formën siç ishte para lindjes, deri atëherë të kemi shëndetin se çdo gjë tjetër rregullohet. Ps: Mua më pëlqejnë këto kile”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark