Ballkani mbrëmë është kualifikuar në “Play-Off” të Konferencë Ligës pasi eliminoi Klaksvik pas dy ndeshjeve të zhvilluara (2:1/4:4). Tani është larg kualifkimit në grupe vetëm dy ndeshje dhe për kundërshtar do ta ketë klubin shqiptar, Shkupin, shkruan Insajderi.
Ecuria e mirë e klubit nga Suhareka në garat evropiane përveç aspektit sportiv, ka ndikim të madh edhe në atë financiar.
Në rast se arrin të kualifikohet në fazën e grupeve, atëherë Ballkani do të mbushë arkën e klubit me 2.94 milionë euro.
Në rast të eliminimit Ballkani i ka të siguruara 750 mijë euro, pasi ka arritur deri në fazën e play-offit.
Po ashtu dhe 280 mijë nga garimi në Champions League, Ballkani deri tani ka siguruar 1.03 milion euro /Insajderi/.