×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Serbi të fascionuar me luksin e Endritit – Nga San Siro në Miami

    Insajderi
    06 September 2018 - 18:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Përplasja e Endrit Thaçit, djalit të presidentit me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti ka bërë që me jetën e Endritit të merren edhe mediat serbe.

    Gazeta serbe Kurir i ka kushtuar një artikull të veçantë pushimeve luksoze të Endritit, në mesin e tyre vizita në stadiume të njohura e hotele luksoze.

    “Udhëtime dhe automjete luksoze. Shumë në Ballkan ëndërrojnë një luks të tillë”, është titulli i gazetës serbe, transmeton Insajderi.

    “Djali i Thaçit publikon fotografi nga e gjithë bota. Dhe kjo shkakton zemërim pasi jeta e qytetarëve është më e dobët”, thuhet tutje.

    Gazeta Insajderi kishte raportuar për pushimet luksoze të Endrit Thaçit.

    Dje djali i presidentit ishte përfshirë në një polemikë me Albin Kurtit. Kryetari i VV-së kishte thënë se “ka mbetur vetëm që djali i Thaçit të martohet me vajzën e Vuçiqit”.

    Kurse reagimi i Endritit ishte edhe më i ashpër. “Albin jam gati ta pres vajzën tënde derisa të rritet”, kishte shkruar djali i presidentit në Instagram. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark