×
  • Lajme
  • Insajderi

    Në shpejtësi të dritës – Gjykata urdhëron lirimin e menjëhershëm të familjarëve biznesmenë të ministrit të Kurtit

    Insajderi
    13 May 2022 - 21:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjykata Themelore e Prishtinës ka udhëruar lirimin e Anil dhe Sefçet Damkës, familjarëve të Fikrim Damkës, ministrit të Zhvillimit Rajonal.

    Themelorja e ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për paraburgim të Damkajve, dhe ka detyruar Drejtorinë për hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupcionit që “të lirohen menjëherë sot më datë 13.05.2022” të pandehurit Anil dhe Sefçet Damka, shkruan në vendimin e Gjykatës të cilin e ka siguruar Gazeta Insajderi.

    Lexo edhe:

    Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës dje kanë arrestuar dy familjarët të Fikrim Damkës, ministrit të Zhvillimit Rajonal.

    Gazeta Insajderi pati zbulon se personat e arrestuar ishin Anil dhe Sefçet Damka, të dyshuar për veprat penale “falsifikim i dokumenteve” dhe “keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”.

    Sipas policisë gjatë vitit 2021 pronari dhe i autorizuari i një biznesi kanë përfituar tender nga Institucionet e Republikës së Kosovës pa i plotësuar kriteret.

    “Lidhur me rastin pas veprimeve hetimore është vërtetuar se të dyshuarit kanë paraqitur si referenca në dosjet e tenderëve në vitin 2021, referenca të cilat nuk i kanë fare të deklaruar qarkullimin në Administratën Tatimore të Kosovës dhe qarkullimin Bankar të Falsifikuar në një bankë, vlera e tenderëve të fituar sillet rreth 100,000.00 euro (një qind mijë euro)”, njofton Policia, transmeton Gazeta Insajderi.

    Gazeta Insajderi zbulon se Anil Damka, përmes kompanisë së tij MEB L.L.C., vetë gjatë ditëve të fundit ka fituar dy tenderë nga qeveria e Albin Kurtit, ndërkohë kontrata nga shteti kanë fituar edhe më herët.

    Më 28 prill, Damka e ka fituar një tender prej mbi 30 mijë eurove, për sigurimin fizik të objektit të Fondit të Sigurimit Shëndetësor.

    Pak ditë më pas, më 4 maj, po MEB L.L.C. e ka fituar edhe një tender tjetër nga ministria e Financave, Punës dhe Transfereve për pastrimin dhe mirëmbajtjen e objektit në shfrytëzim të dikasterit të Hekuran Muratit, i cili gjendet në rrugën “Tring Smajli”, në Prishtinë.

    Vlera e kësaj kontrate kap shifrën e mbi 12 mijë eurove, zbulon Insajderi.

    Gazeta deri në këto momente nuk ka mundur të flasë me familjen Damka, lidhur me rastin në fjalë./Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark