Sipas asaj që shkruan “Sport”, Reali i Madridit synon që të blejë Erling Haaland, madje ka arritur një marrëveshje me përfaqësuesit e sulmuesit norvegjez.
Sipas gazetës spanjolle, në fund të janarit ka patur një takim në Montekarlo mes drejtuesve të klubit spanjoll dhe Rafaela Pimenta (avokate braziliane, krahu i djathtë i Mino Raiola) dhe Alf-Inge Haaland, babai i lojtarit.
Reali kërkon që të marrë menjëherë në Spanjë sulmuesin, ndonëse në Gjermani janë të bindur që Haaland mund të qëndrojë tek Dortmundi edhe për një sezon.
Mbetet për tu gjetur marrëveshja mes klubeve: tratativa nis nga 75 milionë dhe Florentino Perez synon që të ulë shpenzimet duke përfshirë në operacion edhe Luka Jovic.