×
  • Sport
  • Sport

    Në sulmin brutal ndaj futbollistëve prizrenas në Deçan, i përfshirë edhe një gjyqtar i futbollit

    Insajderi
    10 September 2024 - 16:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nga përleshja e tmerrshme që ka ndodhur në Ligën e Dytë të Kosovës në ndeshjen ndërmjet Deçanit dhe Prizrenit, është i përfshirë edhe një gjyqtar i Ligës së Dytë në regjionin e Pejës.

    Ekonomia Online mëson se në këtë përleshje është përfshirë edhe gjyqtari nga Deçani, Edmond Gjikokaj, i cili bën pjesë në garat e Ligës së Dytë në regjionin e Pejës.

    Gjikokaj, siç shihet në video kontribuon në dhunë duke goditur futbollistët prizrenas, ngjashëm veprojnë edhe futbollistët dhe tifozët e Deçanit.

    Më poshtë janë pamjet shqetësuese, ku futbollistët mysafirë të Prizrenit sulmohen në mënyrën më të ulët nga futbollistët vendas, kryesia e klubit dhe tifozët e Deçanit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark