×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Në tri vitet e fundit kemi rritje të vendeve të punës”, deputeti i VV-së paraqet statistika

    Insajderi
    17 September 2023 - 18:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka publikuar një grafikon duke pretenduar se Kosova ka pasur një rritje të ndjeshme të vendeve të punës në tre vitet e fundit.

    Sipas tij, në qershor 2023 Kosova ka pasur 405,887 vende pune të regjistruara në Administratën Tatimore të Kosovës, sipas të cilës janë regjistruar 63,206 më shumë se para ardhjes së Qeverisë Kurti II.

    Muja gjithashtu ka thënë se edhe paga bruto është rritur për 105 euro në tre vitet e fundit, më shumë sesa që ishte mes viteve 2011-2020 (83 euro).

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark