×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Në veri një regjistruesi të popullsisë ia kanë lëshu qenin”

    Insajderi
    07 May 2024 - 18:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati tha se regjistruesit e popullsisë po përballen me probleme gjatë punës së tyre, megjithëse tha se ato “janë të menaxhueshme”.

    Kastrati tha në Frontal në T7 se kanë pasur raste në veri që regjistruesit janë kërcënuar në forma të ndryshme.

    “Kemi pasur edhe disa raste, për shembull, në veri, po e bëj publike… Janë kërcënuar regjistruesit nga komuniteti serb. Ka pasë që ia kanë lëshu edhe qenin, për shembull. Është rrezikuar regjistruesi, është lënduar pak”, tha ai.

    Kastrati tha se ditëve të fundit është rritur edhe numri i qytetarëve nga komunat veriore të vendit që po i përgjigjen regjistrimit të popullsisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark