×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Në vitin 2020 në Spanjë papunësia u rrit për 23 %

    Insajderi
    06 January 2021 - 08:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dëmi ekonomik i shkaktuar nga pandemia e COVID-19 i dha fund pesë viteve rradhazi të rimëkëmbjes së punësimit në Spanjë, që regjistroi një rritje të papunësisë të barabartë me 23 % në vitin 2020, sipas të dhënave të lëshuara sot nga Ministria e Punës.

    “Në fund të dhjetorit, numri i të papunëve u rrit me + 724 532, në 3 888 137, në krahasim me vitin e kaluar”, raportoi në faqen e tij në internet “The Guardian”, raporton ATSh.

    Vetëm muajin e kaluar, u regjistruan si të papunë 36 825 persona.

    “Një total prej 360 000 vendesh pune morën fund në vitin 2020, duke marrë parasysh numrin e personave që paguajnë kontribute të sigurimeve shoqërore”, theksoi “The Guardian”.

    Shifrat negative i dhanë fund rimëkëmbjes së punësimit, që filloi në 2014, pas një rritjeje të papunësisë pas krizës financiare të vitit 2008.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark