Fiorentina i është kthyer edhe një herë emrit të Nedim Barjamit, fantazistit të Empolit.
Klubi i “La Viola” e pëlqen shumë lojtarin e kombëtares shqiptare dhe pritet që në ditët në vijim të nisë një ofertë në drejtim të Empolit.
Tekniku i Fiorentinës, Italiano dëshiron të përdorë aftësitë e tij përpara mesfushës, pra në rolin e fantazistit.
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, 23-vjeçari do të ishte i gatshëm të transferohej në Firence