Sot është mbledhur asambleja komunale në Mitrovicën e Veriut, ku është bërë betimi i asamblistëve të rinj.
Nedzat Ugljanin është zgjedhur kryesues i asamblesë komunale në Mitrovicë të Veriut.
Në mesin e asambleistëve që kryen betimin ishin 12 deputetë shqiptarë, nga 13 gjithsej në listë nga Iniciativa Qytetare, 2 deputetë boshnjakë dhe një serb.
Kujtojmë se Dusan Milunoviq është nga Mbijetesa Serbe, subjekt opozitar ky i Listës Serbe.
Nedzat Ugljanin dhe Adilesa Gjushinca janë nga komuniteti boshnjak. Ndërsa këta të tjerët janë shqiptarë.