Insajderi
Lajme

Negociatat SHBA-Iran, Donald Trump: Po zhvillojmë biseda shumë miqësore, të shohim si do përfundojnë

Insajderi
27 July 2026 - 23:58
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Negociatat SHBA-Iran, Donald Trump: Po zhvillojmë biseda shumë miqësore, të shohim si do përfundojnë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se SHBA-ja dhe Irani janë aktualisht në bisedime për arritjen e një marrëveshjeje.

Gjatë një fjalimi në një impiant të General Motors në shtetin e Miçiganit, Trump tha se negociatat mes dy vendeve janë në zhvillim dhe se atmosfera është pozitive.

“Irani po bisedon me ne për të arritur një marrëveshje pikërisht në këtë moment”, u shpreh presidenti amerikan.

Ai shtoi se “aktualisht po zhvillohen bisedime shumë miqësore. Do të shohim se si do të përfundojnë”./TCH


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark