Insajderi
Lajme

Nehat Qelaj është zgjedhur mbikëqyrës në Gjykatën Themelore në Gjakovë- Dega në Malishevë

Insajderi
22 October 2026 - 22:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Nehat Qelaj është zgjedhur mbikëqyrës në Gjykatën Themelore në Gjakovë- Dega në Malishevë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës në takimin e 373-të ka emëruar gjyqtarin Nehat Qelaj mbikëqyrës në Gjykatën Themelore në Gjakovë- Dega në Malishevë.

Mandati i tij pritet të zgjasë 5 vite.

Komisioni për Rekrutim ka listuar kandidatët me pikët si në vijim;

Nehat Qelaj- 76 pikë;
Hatixhe Begaj-74 dhe,
Shaqir Mazrekaj-70.2 pikë.


Biografia e gjyqtarit Qelaj, sipas ueb-faqes së Gjykatës:

“Nehat Qelaj, është gjyqtar i Departamentit të përgjithshëm i Divizionit civil në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë. Diplomoi në vitin 2008 në Universitetin e Prishtinës-Fakultetin Juridik. Ai kreu provimin e jurisprudencës në vitin 2010. Ndërsa arsimimin ligjor për gjyqtar e përfundoi në shkurt të vitit 2012 dhe në të njëjtën kohë si pjese e arsimimit ligjor e ka kryer praktiken profesionale në Gjykatën Komunale në Suharekë gjatë vitit 2011/2012. Gjyqtari gjithashtu ka punuar edhe si Mbrojtës i Viktimave në periudhën prej 01.09.2005 e deri me 27.08.2012. Ndërsa me 28.08.2012 është emëruar fillimisht si gjyqtar në Gjykatën për Kundërvajtje në Malishevë ndërsa nga datë 27.09.2012 u emërua si ushtrus detyrës së Kryetarit të Gjykatës për Kundërvajtje në Malishevë. Nga një Janari i vitit 2013, ri-caktohet gjyqtar në departamentin e kundërvajtjës në Gjykatës Themelore në Gjakovë dega në Malishevë, ndërsa nga data 01.10.2014 po në këtë gjykatë ri-caktohet në departamentin e përgjithshëm , divizioni civil, pozitë të cilën ende e mban”, raporton “Betimi për Drejtësi“.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark