Insajderi
Lajme

“Nën kërcënimin e armës ….”, ky është personi që u arrestua në Fushë Kosovë, dyshohet se grabiti para

Insajderi
13 February 2026 - 16:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Nën kërcënimin e armës ….”, ky është personi që u arrestua në Fushë Kosovë, dyshohet se grabiti para
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person është arrestuar si i dyshuar për veprën grabitje, që ka ndodhë me datën 05.02.2026, në rrugën “Çajupi” në Fushë Kosovë, saktësisht në një market, ku nën kërcënimin e armës (thikë) janë grabitë një shumë e parave.

“Puna e hetuesve policor, është finalizuar mbrëmë , ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arritur që të identifikojnë dhe arrestojnë personin e dyshuar: B.M, (mashkull) 32 vjeç, shtetas Republikës së Kosovës”, njoftoj policia.

I arrestuari siç merr vesh Insajderi është Burim Morina.

Ai kishte kërcënuar një punëtore të një marketi me thikë, duke i kërkuar para.

Burimet e Insajderit bëjnë me dije se i njëjti ka edhe raste të tjera të mëhershme, ku dyshohet po ashtu për grabitje.

I njëjti është arrestuar mbrëmë pas një hetimi intensiv të hetuesve policorë nga stacioni në Fushë Kosovë.

I dyshuari me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark