Ngasësi i veturës që goditi dy gra dhe një fëmijë rreth orës dy pasdite në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë është në ikje, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, ka thënë për Insajderin se gratë kanë pësuar lëndime të lehta trupore derisa fëmija ka shpëtuar pa lëndime.
“Personi i cili ka shkaktuar aksidentin nuk është kapur ende”, tha Ahmeti, raporton Insajderi.
Aksidenti kishte ndodhur derisa gruaja me fëmijën e tij me karrocë ishin duke kaluar në ‘zebra’ –sinjalizuesit për kalim të këmbësorëve në rrugë dhe thuhet se është goditur nga një veturë që nuk i respektoj shenjat e komunikacionit dhe nuk ndalonte. /Insajderi.com