×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Nëna e 11 vjeçarit të plagosur në Shtërpcë ndryshon deklaratën: Djalin tim tentuan ta vrajnë

    Insajderi
    08 January 2023 - 16:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zorica Stojanoviq e ëma e njërit prej të plagsoruve të premten në Shtërpcë ka ndryshuar deklaratën që e kishte dhënë fillimisht. Ajo kishte deklaruar se djali i saj 11 vjeçar nuk ishte plagosur direkt por plumbi kishte goditur asfaltin dhe më pas të birin.

    Ndërsa tani, Stojanoviq ka thënë se Stefani është qëlluar me tentativën për ta vrarë.

    Mediumi serb “Kosovo-Online”, duke cituar Radiotelevizionin Graçanica, raporton se ajo dyshon që “rasti ka ndodhur me qëllim”.

    “Kam qenë në tronditje të plotë atë ditë dhe për të më qetësuar më kanë thënë se fëmija im nuk është qëlluar drejtpërdrejt, por në bisedën me Stefanin kam arritur në përfundimin se janë qëlluar me qëllim dhe se janë me fat që gjithçka përfundoi me lëndime”, ka thënë Zorica Stojanoviq.

    Ajo është arsyetuar më tutje se nuk ka qenë në vendin e ngjarjes, dhe se fillimisht, ka deklaruar informacionet që arritën tek ajo, pasi familjarët dhe miqtë dashën ta qetësojnë “duke zbutur situatën”.

    “Faleminderit të gjithëve që donin të na ndihmonin dhe të më mbronin si nënë, sepse isha në stres të madh dhe isha shumë i frikësuar, faleminderit Zotit që gjithçka përfundoi mirë dhe tani e di që ishte një tentativë vrasje”, citohet të ketë thënë ajo.

    Ajo tregon se është absolutisht e sigurt se i dyshuari, qëlloi Stefanin dhe Milloshin me qëllim.

    “Unë pres që shqiptari që ka qëlluar të dënohet më rëndë dhe këtë po e kërkoj nga organet e drejtësisë, sepse kjo është e pafalshme. Pyes veten edhe sa duhet të vuajë dikush”, tha ajo në fund.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark