ANDRRA, e vendosën emrin e fëmiut të parë që i gëzoi pas 10 viteve, prindërit Dursan dhe Ferdane Merlaku, të cilët nga gëzimi dhe lumturia sollën emocione të veçanta për të gjithë.
Në një prononcim për media, Nëna e Andrrës, me plot motivim dhe buzëqeshje treguan se tashmë edhe këta kanë krijuar familjen e tyre dhe se ndihen me fat që falë ndihmës dhe përkushtimit të Assoc. Prof. Dr. Cagcil Yetim nga Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari”, kishin sjellë në jetë pas 10 viteve fëmijën e tyre të parë.
Dr. Çagcil Yetim, i cili pas konsultave dhe kontrolleve tona, gjeti kurën në të cilën me metodat më të sofistikuara dhe teknologjinë e fundit, mundësoi që edhe pse kishim humbur besimin, falë klinikës, u gëzuam me një vajzë, shtoi znj. Ferdane Merlaku, Nëna e Andrrës.
Për të gjitha çiftet të cilat kanë probleme dhe nuk ngelen shtatzënë, sot me teknologjinë e fundit dhe me metodat shkencore, problemet e tilla trajtohen duke mundësuar shumë çifteve të përjetojnë ndjenjën e të bërit prindër, prandaj në Klinikën Amerikane “Dr.Behar Kusari” për të gjitha qifitet ofrohen konsulta falas nga Prof. Assoc. Dr. Çagçil Yetim.
Kujtojmë se Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” mbetet lider në rajon për trajtimin e Infertilitetit!