×
  • Showbiz
  • Show

    Nëna e Heidi Bacit i shkruan Sarës, ajo publikon mesazhin

    Insajderi
    10 March 2024 - 09:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    E eliminuara nga “Big Brother Vip Albania”, Sara Gjordeni, është shumë aktive që nga dalja nga shtëpia.

    Sara përpos shumë intervistave që mori pjesë, edhe në rrjetet sociale po qëndron shumë aktive.

    Ish-banorja ripostoi një mesazh shumë të veçantë që mori nga nëna e Heidit.

    Në mesazh shkruante: “Përshëndetje Sara. Jam mami i Heidit. Më erdhi shumë keq që dole se ishe e mrekullueshme. I jepje shumë gjallëri asaj shtëpie me dritën tënde. Nuk e meritoje aspak të dilje ashtu. Të uroj e dashur të kesh të gjitha të mirat në jetën tënde sepse i meriton. Një përqafim me shumë dashuri”.

    Ndërsa Sara nuk ka hezituar t’i përgjigjet, dhe ta ndajë mesazhin me ndjekësit e saj.

    “Ke një vajzë fantastike. Aq sa njeriun më të shtrenjtë aty e lashë në “dorë” të saj.

    Emrin e Heidit e kam përmendur në çdo emision si fituese. U kam thënë publikut të mos e nënvlerësojë. Të përqafoj fort dhe të uroj vetëm të mira e që Heidi t’jua gëzojë zemrën” – ishte përgjigjja e Sarës. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark