Insajderi
Lajme

Nëna e zyrtares së Vetëvendosjes eskalon ndaj Rifat Jasharit: Nuk do të çuditesha po ta shihja të përqafuar me zyrtarët e Listës Serbe

Insajderi
13 June 2026 - 21:56
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Nëna e zyrtares së Vetëvendosjes eskalon ndaj Rifat Jasharit: Nuk do të çuditesha po ta shihja të përqafuar me zyrtarët e Listës Serbe
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dje iu dha lamtumira e fundit luftëtarit të orëve të para të UÇK-së dhe familjarit të Adem Jasharit, Sahit Jashari.

Gjatë ditës së sotme, në rrjetet sociale qarkulloi një video ku shihen Sami Lushtaku dhe Rifat Jashari duke pritur së bashku të pranishmit në të pame.

Kjo pamje ka nxitur aktivisten e Lëvizjes Vetëvendosje, Xhevrie Ademi, të shkruante komente fyese për Rifat Jasharin.

Në reagimin e saj, ajo pos tjerash ka thënë se nuk do të çuditej nëse në të ardhmen do ta shihte atë duke u përqafuar me përfaqësues të Listës Serbe.

Ademi, e cila është shumë aktive në rrjetet sociale dhe në tubimet e Vetëvendosjes, e ka quajtur gjithashtu edhe “matuf plak” dhe “gërxhull plak”.

Ademi është nëna e kandidates për asamble komunale nga VV në Fushë Kosovë, Majlinda Ajvazit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark