×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Nëna godet për vdekje djalin e saj 4-vjeçar, ja veprimi i pazakontë që bën gjyshja

    Insajderi
    15 March 2023 - 15:18

    Autoritetet në Teksas, SHBA, kanë arrestuar një grua që vrau djalin e saj 4-vjeçar në sy të gjyshes së tij. Monica Figueroa, e cila është emri i nënës së arrestuar , akuzohet për vrasjen e djalit të saj 4-vjeçar, Grayson, ndërsa në lidhje me këtë rast u arrestua edhe gjyshja e tij, Mary Johnson.

    Siç njoftoi policia e qytetit, ku ndodhi vrasja, ka qenë Johnson ajo që i ka njoftuar duke thënë se vajza e saj kishte qëlluar Grayson.

    Kur policia mbërriti në shtëpi gjeti trupin e 4-vjeçarit të mbuluar me batanije me gjyshen e tij duke i përshkruar se ajo kishte parë vajzën e saj të shtrirë mbi batanije dhe duke e goditur me thikë.

    Gjyshja e 4-vjeçares megjithatë nuk ka reaguar por është larguar nga shtëpia pas kërcënimeve që ka marrë nga vajza e saj.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark