Nëna në Rusi planifikoi vrasjen e vajzës së saj 12-vjeçare, por i del në pah plani - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Nëna në Rusi planifikoi vrasjen e vajzës së saj 12-vjeçare, por i del në pah plani

    Insajderi
    23 May 2025 - 19:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Rusi, ku një nënë 46-vjeçare dyshohet se planifikoi vrasjen e vajzës së saj 12-vjeçare, duke i ofruar një personi 1,106 euro për ekzekutimin e saj.

    Sipas mediave të huaja, bëhet e ditur se 46-vjeçarja tha se ishte lodhur nga sjellja e keqe e 12-vjeçares dhe nga grindjet e tyre të vazhdueshme.

    Nëna u arrestua në Rusi pasi ngjarja u zbulua kur burri që pagoi 1,106 euro për të mbytur fëmijën në një lumë e raportoi rastin në Polici.

    Sipas Daily Mail, 12-vjeçarja dëgjoi urdhrin e tmerrshëm të nënës së saj për ta vrarë, e cila thoshte se kishin një marrëdhënie të keqe.

    46-vjeçarja tha se ishte “e lodhur” nga “sjellja e keqe” e 12-vjeçares dhe “grindjet e tyre të vazhdueshme”, siç raportoi agjencia e lajmeve Shot.

    Pasi urdhëroi vrasjen e saj, nëna e katër fëmijëve e dërgoi vajzën e saj jashtë shtëpisë me 36-vjeçarin Andrei, në vendbanimin Izmailovsky.

    Ndërsa ecnin në rrugë, e mitura ishte shumë e frikësuar dhe e shqetësuar, raportoi agjencia e lajmeve. Por burri i tregoi gjithçka dhe premtoi ta mbronte, e fshehu dhe e denoncoi nënën në polici.

    Gruaja ishte ofruar të paguante me para në dorë për të mbytur fëmijën, raportoi 36-vjeçari tek autoritetet. Policia arrestoi gruan, e cila rrezikon deri në 15 vjet burg, shkruan A2 CNN.

    12-vjeçarja është në një institucion me dy vëllezërit e saj, të moshës 6 dhe 17 vjeç. 46-vjeçarja ka edhe një vajzë 18-vjeçare.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark