×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Nënçmoi komunitetin LGBT, kryeministri japonez shkarkon këshilltarin e tij

    Insajderi
    04 February 2023 - 16:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri japonez, Fumio Kishida, ka shkarkuar një këshilltar qeveritar, i cili ka bërë deklarata nënçmuese për çiftet e gjinisë së njëjtë.

    Masayoshi Arai është raportuar të ketë thënë se nuk dëshiron të jetojë dhe as t’i shohë çiftet e gjinisë së njëjtë.

    Ai po ashtu ka paralajmëruar se lejimi i martesave mes homoseksualëve në Japoni do t’i detyronte shumë njerëz që të braktisin shtetin.

    Kishida ka thënë se deklaratat kanë qenë “krejtësisht në shpërputhje” me politikat e qeverisjes së tij.

    Arai më vonë ka kërkuar falje, duke thënë se qëndrimet e tij nuk kanë qenë të duhurat dhe nuk përfaqësojnë bindjet e kryeministrit.

    Japonia – shtet që ende i ka të fuqishme normat tradicionale – është vendi i vetëm në grupin e shtatë vendeve më të industrializuara në botë (G7) që nuk i lejon martesat mes personave të gjinisë së njëjtë.

    Megjithatë, sondazhet e fundit tregojnë se shumica e japonezëve përkrahin martesat e pjesëtarëve të komunitetit LBGT (homoseksual, lesbike, biseksual dhe transgjinor).

    Disa çifte të gjinisë së njëjtë kanë paditur me raste shtetin e Japonisë, duke thënë se ndalesa ndaj tyre për t’u martuar përbën shkelje kushtetuese./REL

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark