×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Nënkryetari i Prishtinës tregon kur do të zgjatet sheshi deri te rrethi me flamur

    Insajderi
    17 January 2024 - 21:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, ka thënë se zgjatja e sheshit deri te Katedralja është i prerë.

    Por Zogaj shtoi se konsideron që zgjatja e sheshit ka gjasa të bëhet deri tek rrethi me flamur në mandatin e ardhshëm.

    “Së pari prej hotelit Grand deri tek Katedralja, kryetari po e përmend edhe rrethin me flamur, por unë konsideroj që ajo është e mandatit të radhës, e jo e këtij mandati. Deri te katedralja është vendim i prerë, e kemi projektu e kemi nda buxhetin edhe pritet që shumë shpejtë gjatë javëve të ardhshme ta prokurojmë”, tha Zogaj në T7.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark